
Gjykata e Lartë ka pranuar ankimin pjesërisht ankimin e bërë nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj mbi sekuestrimin e telefonit dhe kontrollet e BKH në shtëpinë dhe zyrën e tij.
Çështja është rikthyer në Apelin e GJKKO ku do të gjykohet me të njëjtën trupë gjykimi.
Në dhjetor të vitit 2024, agjentët e BKH me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), u zhvilluan kontrolle në banesën dhe në zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohej ndaj vëllait të tij, kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas kontrolleve, u mor edhe vendimi për sekuestrimin e telefonit të tij me qëllim zbulimin e provave të reja. Arbër Veliaj del edhe në dosjen e përgjimeve që iu bënë kryebashkiakut në burg, por deri më tani ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie të caktuar. Versus.al







