
Në sallën e gjykatës së posaçme u zhvillua sot seanca e gjyqit për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së PD Albana Vokshi lidhur me koncesionet e “Check Up” dhe “Sterilizimit” në Shëndetësi ku kompania e Nushit është palë koncesionare.
Avokatët e Nushit kanë kërkuar shpalljen fajtore të Vokshit për shpifje duke thënë se e ka fyer dhe se nuk ka mundur të sjellë prova për pretendimet e saj. Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar që Vokshi të shpallet e pafajshme pasi nuk provohen element të veprës penale në pretendimet e bëra nga biznesmenia Vilma Nushi.
Diskutimet në seancë gjyqësore:
Avokatet e Nushit: E akuzuara të deklarohet fajtore për shpifje, e akuzuara ka qenë kryetare e komisionit hetimor, nuk ka zbatuar ligjin konkret, ju dorezojmë dhe praktikën e GJDNJ që duhet ndarë opinioni si deputet dhe fakti, e akuzuara ka fyer dhe shpifur, ka konsumuar elementet, provuam qe në komunikimet që kemi patur me komisionin kemi dorëzuar prova dhe dokumentacione por nuk jane marre parasysh, të gjitha ato që janë thënë nga e akuzuara 100-120 milionë euro apo 5-6 milion euro TVSH rezultuan të paverteta, apo çështjet off shore dhe lidhjet e Vilma Nushit me Edi Ramën e akuzuara nuk mundi të sjellë asnjë provë në këtë proces, pra mbetet një shpifje, lidhur dhe me laboratorët deklarimet e të akuzuares dolën qe janë të pavërteta
Avokati i Albana Vokshit: Nga ecuria e seancave dhe ketij procesi pretendimet e viktimes akuzuese nuk qendrojn. Deklaratat e zonjes Vokshi jane politike ne ushtrim te detyres se saj si deputete ne interes publik. Zonja Vokshi eshte bazuar edhe tek te dhenat e hapura, raportimet ne media, kontrata komcesionare, raportet e KLSH etj. Gjykata duhet te vendose rrezimin e padise
Albana Vokshi: Kam folur për 2 sherbime si check upi dhe sterilizimi. Edhe pse kishim pengesa kemi vijuar me perpjekjet per interesin publik. Kishim për detyre evidentimin e personave përgjegjes, deputetet e mazhorences na penguan, nuk miratuam dot disa akte ligjore per ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive. Sa i takon check upit kam sjellë dokumente që vërtetojnë ato që unë kam thënë, apo nga dëshmitë e mjekëve, qendrave shëndetësore, ku rezulton se nuk kanë përfituar qytetarët perkundrazi. Nuk eshte pune tek disa fjali qe jane shkeputur nga konteksti dhe jane sjellë këtu. Check upi u hartua në mënyrë klienteliste për interes të privatit , këto i kam evidentuar në të gjitha ditët e komisionit hetimor por edhe në punën time të përditshme 10 vjecare, se kam patur personale por për interesin e publikut. Madje e kam kallëzuar edhe në SPAK ku kam dhënë edhe shpjegime duke dëshmuar. I kam vënë në dispozionin Spakut dhe dokumenta. Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes ne kurriz te qytetarëve shqiptarë të pergjigjen para ligjit, check upin e ka denoncuar dhe Partia Demokratike ku un aderoj.
Prokurori i SPAK Elvin Gokaj: Nga aktet e administruara per kete proces, konkludojmë se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor. Albana Vokshi ka bërë edhe kallëzim në prokurorine e posacme , mbi bazen e ketij kallëzmi është regjistruar edhe procedim penal. Nuk provohet se Albana Vokshi te kete konsumuar elementet e veprës penale, kërkojmë të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi.
Pas kërkesës së prokurorit të SPAK, Nushi pati reagime në sallë dhe ndërhyrje gjatë fjalës së Vokshit. Për këtë arsye GJKKO mori vendim për ta përjashtuar nga seanca ndërkohë që trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim. Versus.al







