AKTUALITET /

Gjyqtarja i shkoi në spital për t’i njoftuar ‘arrestin me burg’, zbardhet deklarata e të miturit që vrau bashkëmoshatarin

Ende nuk është gjetur thika e stërmadhe të cilën M.P e përdori për të vrarë bashkëmoshatarin e tij.

Shkruar nga Versus

Gjyqtarja i shkoi në spital për t’i njoftuar ‘arrestin me

I mituri 14 vjeçar i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij pranë shkollës “Fan Noli” ka deklaruar para trupës gjykuese dhe prokurores se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja e ndodhur mesditën e 18 nëntorit.

Si pasojë e tronditjes të pësuar, i mituri nuk ka mundur të japë asnjë lloj detaji për ngjarjen teksa trupa gjykuese dhe prokurorja kishin shkuar në spital për të mbajtur seancën e sigurisë për shkak se po trajtohet për një plagë të marrë në dorë.

Ndërkohë, ende nuk është gjetur thika me të cilën i mituri kreu vrasjen dhe as telefoni i tij ku do të mund të zbuloheshin detaje të tjera mbi rrethanat e krimit që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij 14 vjeçar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: