AKTUALITET /

Gjyqtarja Irena Gjoka vendos sot për "fatin" e dosjes së Metës dhe Kryemadhit

Ndërkohë prej javësh afatet e paraburgimit të Metës janë pezulluar.

Shkruar nga Versus
Gjyqtarja Irena Gjoka vendos sot për "fatin" e dosjes së
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Ditën e sotme pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë nëse dosja në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë, do të kalojë për gjykim ose jo.

Do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka ajo që do të marrë vendimin. Ndërsa seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Për këtë shkak u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit për kreun e partisë së Lirisë, Ilir Metën që do të thotë se ditët e kaluara së fundmi në paraburgim nuk do t’i llogariten në rast dënimi.

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka akuzuar gjyqtaren Gjoka se ndodhet nën presion nga prokurorët e SPAK dhe se ndaj saj po zhvillohen hetime për një çështje të ngritur më herët nga Sali Berisha, lidhur me një dënim të supozuar për falsifikim dokumentesh në Greqi.

Gjithashtu në seancën më të fundit të mbajtur për çështjen e Metës ku ky i fundit kërkonte lirimin, prokurorët e SPAK bënë me dije se kanë ardhur letërporosi nga SHBA që lidhen me pagesat në dosjen e lobimit të ish-LSI. Versus.al

Poll