AKTUALITET /

Goditet ‘Ndragheta’, 28 të arrestuar! Shqiptarët nxirrnin drogën nga portet! Metoda e 'mbjelljes' së frikës

Mes të arrestuarve në Itali ka edhe shumë shqiptarë të cilët bashkëpunonin me Ndraghetën për të nxjerrë kokainën nga porte të ndryshme të Evropës.

Shkruar nga Versus

Goditet ‘Ndragheta’, 28 të arrestuar! Shqiptarët nxirrnin

Itali- Mafia “Ndragheta” ka marrë një goditje të fortë nga një operacion i zhvilluar të martën në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare. 28 persona me kombësi shqiptare dhe italiane janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në trafikun e kokainës në Romë.

Anëtarët shqiptarë të këtij grupi kriminal dyshohet se merreshin me nxjerrjen e ngarkesave nga porte të ndryshme të Spanjës dhe Holandës për ta transportuar më pas për në Itali ku ishin përgjegjës për shitjen e drogës në Romë.

Sipas mediave italiane, hetimet tregojnë se kokaina që shitej në Itali, sigurohej në Amerikën e Jugut nga ku transportohej me kontejnerë drejt Evropës. Nga Kalabria për në Romë, transporti sigurohej nga kriminelë vendas.

Zaptimi i tregut të drogës në Romë

Mësohet se të arrestuarit mund të kenë trafikuar të paktën 1019 kg kokainë dhe 1497 kg hashash, ndërsa 4 italianë kanë rrëmbyer një trafikant droge në Romë të cilin e kanë dhunuar fizikisht për të ngjallur frikë dhe për të vendosur diktatin e organizatës “Ndragheta”. Tortuara e ushtruar ndaj tij është përhapur më pas nëpërmjet një celulari për të ngjallur frikë tek anëtarët e grupit kriminal në Romë. Versus.al

Poll