
Noterja e njohur Sanja Telhallari është përfshirë sërish në një ngjarje të pakëndshme, pasi banesa e saj në zonën ekskluzive “Rolling Hills” në Tiranë u plaçkit nga hajdutë me informacion të detajuar për sende të vlefshme brenda.
Autorët vodhën orë luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe objekte të tjera me vlerë që kapin qindra mijëra euro. Nga grabitja, dy çanta njëra Guess dhe tjetra Moschino mbetën të paprekura. Sanja Telhallari ka denoncuar rastin në polici, por autorët ende nuk janë identifikuar.
Ky nuk është rasti i parë kur noterja bie pre e vjedhjeve. Në vitin 2023, në zonën e Astirit, tentuan t’i grabisin makinën luksoze, një “Mercedes-Benz G-Class”. Një i ri, i arrestuar më pas, i vodhi çelësat nga tavolina dhe u përpoq ta merrte makinën, duke e goditur edhe me shuplakë noterën në praninë e policisë./Versus.al







