AKTUALITET /

Granata lodër alarmon qytetarët në Kukës

Granata që ngjalli panik tek qytetarët, rezultoi të kishte qenë thjesht një lodër.

Shkruar nga Versus
Granata lodër alarmon qytetarët në Kukës
Granata lodër e gjetur në Rrugën e Turizmit

Kukës- Një telefonatë në polici mbi një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit, shkaktoi panik tek banorët e qytetit verilindor mëngjesin e sotëm.

Policia bllokoi lëvizjen e qytetarëve në zonë, ndërsa u lajmëruan edhe forcat xheniere nga Tirana. 

Por pas verfikimit, është konstatuar se ka qenë thjesht një granatë lodër dhe lëvizja ka vijuar si normalisht. 

Njoftimi në polici u bë rreth orës 06:35 të mëngjesit nga një banor i zonës. Versus.al

 

Poll