
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Becil, ka inspektuar së fundmi rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda” ku më pas ndau disa fotografi nga ambientet e brendshme.
Ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishin banjot e reja.
Edhe pse të rinovuara, tualetet janë kolektive dhe pa ndarje, çka nëse do të lihen ashtu do të detyronte nxënësit të kryenin nevojat pa privatësi.
Nuk dihet nëse rikonstruksioni i ardhshëm parashikon ndarje të tualeteve, por në këtë gjendje, situata shihet më shumë si skandal sesa qesharake.
Gjithashtu nuk kanë munguar, as reagimet në rrjetet sociale të cilët e konsiderojnë këtë një gjendje të papranueshme./Versus.al







