AKTUALITET /

Homazhet dhe ceremonia mortore për Janullatosin, Tirana "e bllokuar" nga sot deri të enjten

Nga ora 15:00 e ditës së sotme deri të enjten në orën 14:00, qarkullimi i mjeteve do të jetë i ndaluar në disa rrugë të kryeqytetit për shkak të homazheve për Anastas Janullatosin.

Shkruar nga Versus

Homazhet dhe ceremonia mortore për Janullatosin, Tirana "e

Arkëmorti me trupin e pajetë të kryepeshkopit Anastas Janullatos ka hyrë në territorin shqiptar, ndërsa në orën 16:00 mbërrin në Tiranë, pasi fillimisht të ndalojë në vendet ku ka shërbyer.

Për të garantuar mbarëvajtjen e homazheve për Janullatosin në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, policia e Tiranës ka publikuar një sërë masash për ndalimin e qarkullimit në disa rrugë, masa që do të jenë të vlefshme duke nisur nga dita e sotme në orën 15:00 e deri më 30 janar në orën 14:00.

Në kuadër të këtyre masave, ndalohet qarkullimi në akset e mëposhtme:

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. 

Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut. Versus.al

Poll