Trupi i pajetë i kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit nga Katedralja e Athinës u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00.
Sot arkëmorti do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës ku do të mbahet një ceremoni shtetërore nga pala greke. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Në kryeqytet arkëmorti me trupin e pajetë do të mbërrijë rreth orës 16:00 ku do të zhvillohen homazhe dy ditore.
Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Charalambos Giokas dhe Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë.
Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.
Ceremonia mortore për Janullatosin do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Mediat greke shkruajnë se i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Versus.al







