AKTUALITET /

Humb jetën elektriçisti, ra nga kati i tetë i pallatit

Shkruar nga Versus

Humb jetën elektriçisti, ra nga kati i tetë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një pallati.

65-vjeçari me iniciale H. P., punonte si ndihmës elektricist në pallatin në ndërtim, dyshohet se shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në pallat.

Policia ende nuk ka dhënë njoftim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll