AKTUALITET /

Sulmi terrorist, reagon Bajram Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë

Shkruar nga Versus

Sulmi terrorist, reagon Bajram Begaj: Shqipëria, në solidaritet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi ditën e sotme në Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Begaj deklaron se vendi ynë solidarizohet plotësisht me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj  me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi.

Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Begaj.

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 30 mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga dy persona që hapën zjarr gjatë festimeve të festës hebraike Hanuka./Versus.al

Poll