Po pushonte në Sarandë, por humb jetën për shkak të një sulmi në zemër.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








