AKTUALITET /

Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku fituesi ankohet për tenderin që ka fituar vet

Shkruar nga Versus

Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku

Në fillim të janarit, Autoriteti Portual i Durrësit shpalli fitues kompaninë Illyrian Consulting Engineers në tenderin për projektimin e detajuar të linjës hekurudhore Porto Romano- Sukth, me fond limit 23.7 milionë lekë. Pasi kaluan të gjitha afatet ligjore të ankimit të tenderit dhe APD po përpilonte kontratën, në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimeve mbërrin një ankesë kundër tenderit në fjalë.

Ankuesi ishte as më shumë e as më pak, por Illyrian Consulting Engineers. Pra kompania e shpallur fituese në tender dhe që ishte duke lidhur kontratën me APD ishte ankuar kundër tenderit që kishte fituar vet. Këneta e Korrupsionit Dixhital ka filluar të bëjë humor dhe të hollë madje.

Pas sistemit të tatimeve që u nis bizneseve detyrime 10 fish më të larta nga realiteti, tashmë është sistemi elektronik i prokurimeve publike, i cili sajon ankesa të paqena. Çuditë e Shqipërisë dixhitale nuk kanë më kufij.

Menjëherë pas mbërritjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik iu drejtua Autoritetit Portual të Durrësit duke i kërkuar informacion për procedurën e prokurimit.

"Lidhur me ankesat përkatësisht me nr. Aplikimi A/2026/627 dhe A/2026/6268 lutemi të na bashkëngjisni dokumentet përkatëse për vijuar me publikimin e ankesave,” thuhej në emailin e KPP-së drejtuar Autoritetit Portual.

Të gjendur përballë çudisë, specialistët e APD-së nuk dinin se çfarë përgjigje të kthenin.

"Nuk arrijmë të kuptojmë çfarë dokumentacioni kërkoni nga ana jonë në lidhje me publikimin e ankesave. Për më tepër operatori ekonomik ankimues është operatori i klasifikuar
i pari në këtë procedurë prokurimi, si dhe lloji i ankesës është për dokumenta tenderi, ndërkohë që procedura ndodhet në tejkalim të afateve të ankimimit pas vlerësimit,” iu përgjigj Autoriteti Portual, KPP-së.

Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku

Përgjigja e APD

Paralelisht APD kërkoi informacione edhe nga fituesi i tenderit, Illyrian Consulting Engineers se çfarë ankesë kishte bërë kundër tenderit që kishte fituar vet.

Përgjigja e kompanisë nuk vonoi. "Dëshirojmë t’ju informojmë se shoqëria ICE sh.p.k nuk ka kryer asnjë aplikim për ankimim. Vlerësojmë se bëhet fjalë për një gabim të mundshëm të sistemit në platformën e-Albania. Për këtë arsye, i kemi kthyer përgjigje KPP-së, siç mund ta lexoni edhe më poshtë dhe të njëjtin sqarim dëshirojmë ta bëjmë edhe me ju,” thuhej në shkresën e kompanisë.

Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku

Përgjigja e ICE

Historia me ankesën e rreme zgjati disa muaj, derisa KPP doli me një vendim edhe me qesharak se sa vetë ankesa fantazmë. KPP vendosi që për shkak të tejkalimit të afateve, ankimimi ishte i paligjshëm, edhe pse vetë ankimimi ishte fals.

Humor nga Shqipëria Dixhitale/ Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, ku

KPP rrezon ankimimin qe nuk ekzistonte se ka tejkaluar afatet

Projekti i Shqipërisë dixhitale i vënë në jetë nga qeveria e Rilindjes ka avancuar aq shumë saqë tani Inteligjenca Artificiale ka dalë nga kontrolli njerëzor dhe merr vendime të pavarura. Herë i 10 fishon taksat bizneseve dhe herë sajon ankimime tenderash të paqenë.

Për t'i shtuar edhe më shumë doza humori budallikut që prodhon korrupsioni, duhet edhe vendimarrja e institucioneve. Si ky vendimi i KPP-së për të shpallur të paligjshëm një ankimim që nuk ekzistonte./Kapitali.ai

 

 

 

 

Poll