AKTUALITET /

Vrasja e Ilaria Sulës, dëshmia tronditëse e autorit: E godita në fytyrë, nuk e di sa herë!

I riu, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, dëshmoi në gjykatë në burgun e Rebibbias. "Nuk mund ta shpjegoj se çfarë më ndodhi."

Shkruar nga Versus
Vrasja e Ilaria Sulës, dëshmia tronditëse e autorit: E godita
Ilaria Sula/ Mark Samson

Mark Antony Samson i cili ka pranuar vrasjen e Ilaria Sulës, dëshmoi para Gjykatës së Tretë të Krimeve të Rënda të Romës, duke rindërtuar momentet që çuan në vdekjen e ish-të dashurës së tij.

Pas deklaratës së nënës së tij në seancën e fundit dëgjimore, e dënuar me dy vjet për bashkëpunim në krim, 24-vjeçari tha:

"Nuk mund ta shpjegoj se çfarë më ndodhi. Është sikur një vello më kishte rënë mbi sy; ndjeva një përzierje emocionesh negative. Nuk mbaj mend sa herë e godita në fytyrë, padyshim më shumë se dy herë."

"Në këtë rast, nuk e kam thënë gjithmonë të vërtetën sepse kur nëna ime nuk ishte ende nën hetim, përpiqesha ta mbroja", shtoi ai para gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se Ilaria ishte "e zemëruar dhe e zhgënjyer" kur zbuloi gënjeshtrat që djali kishte thënë në lidhje me provimet dhe notat e tij në universitet.

Prindërit e Ilaria Sulës ishin gjithashtu të pranishëm në seancë, duke lënë sallën e gjyqit për disa minuta. 

"Këto janë ditë të vështira", është shprehur i ati i Ilarias.

"Të dëgjosh këto gjëra, të kujtosh momentet e fundit të jetës së vajzës sime është e dhimbshme. As nuk e di kush na jep ende forcën për të ecur përpara. Vetëm Ilaria mund të më japë këtë forcë". Siç e kam thënë tashmë, nuk po kërkoj hakmarrje, vetëm drejtësi, dhe drejtësia do të thotë burgim të përjetshëm", përfundoi babai i 22-vjeçares./Versus.al

Poll