Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ndaj tij Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën “detyrim paraqitje” nën dyshimin e përfshirjes në grupin kriminal të të shumëkërkuarit Suel Çela.
Hoxha akuzohet si pjesë e organizatës kriminale dhe sipas SPAK gazetari ka luajtur një rol të rëndësishëm në manipulimin e opinionit publik duke servirur informacione që vinin në shënjestër organizatën kundërshtare të Suel Çelës.
Masë detyrim paraqitje është caktuar edhe ndaj gazetarit Elton Qyno, por ky i fundit nuk është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Versus.al








