AKTUALITET /

I biri u zhduk pas shembjes së masivit të kromit, babai i 29-vjeçarit apelon mes lotësh për ndihmë

Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.

Shkruar nga Versus
I biri u zhduk pas shembjes së masivit të kromit, babai i
Nerim Beshiri

Nerim Beshiri, babai i Ardit Beshirit ka treguar i përlotur për përjetimin e humbjes së të birit në masivin e kromit në Klos, ndërsa apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij.

Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në një masiv dheu në pronësi të një fabrike kineze që merret me përpunimin e kromit, kur rezervuari aty pranë është çarë dhe sasia e madhe e ujit dhe inerteve e ka marrë përpara.

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri.

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala. 44-vjeçari është banues në Klos. /Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 



Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: