AKTUALITET /

Skandal! Degradon debati mes vajzave në Korçë, njëra plagoset me shishe, shkak shantazhi në rrjete sociale me foto intime

Faqja në fjalë raportohet se publikonte materiale denigruese dhe foto intime të vajzave të mitura, gjë që ka shkaktuar përplasje dhe reagim të ashpër nga vajzat e tjera të përfshira.

Shkruar nga Versus

Skandal! Degradon debati mes vajzave në Korçë, njëra

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një konflikt verbal mes disa vajzave ka degraduar në dhunë fizike, duke përfunduar me përdorimin e shisheve prej qelqi dhe plagosjen e njërës prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika”. Vajza e lënduar, e identifikuar me inicialet P.M., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një faqe në Instagram, që thuhet se administrohej nga e lënduara dhe një shtetase tjetër. Faqja në fjalë raportohet se publikonte materiale denigruese dhe foto intime të vajzave të mitura, gjë që ka shkaktuar përplasje dhe reagim të ashpër nga vajzat e tjera të përfshira.

Të gjitha personat e përfshirë në incident janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Korçës për sqarime dhe veprime të mëtejshme hetimore. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.

Kjo është hera e dytë brenda disa muajve, që vajza të mitura përfundojnë në Komisariat pasi menaxhojnë rrjete sociale me përmbajtje të turpshme dhe kryejnë shantazhe përmes tyre. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: