AKTUALITET /

I dënuar me 16 vite burg nga gjykata e Shkodrës, kapet në Athinë 39 vjeçari me 'kartelë të kuqe' (EMRI)

Në kuadër të operacionit “kartela e kuqe”, u arrestua në Athinë Eduard Vushaj i dënuar për vjedhje me armë në 2013-ën.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 16 vite burg nga gjykata e Shkodrës, kapet në

Një 39 vjeçar i identifikuar si Eduard Vushaj është arrestuar nga policia greke në Athinë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Vushaj është dënuar në vitin 2016 me 16 vite burg nën akuzën e vjedhjes me armë, pasi në vitin 2013 në bashkëpunim me një person tjetër në fshatin Grabom të Shkodrës, ka ndaluar makinën e dy personave të tjerë dhe u ka marrë paratë e makinën duke i lënë të plagosur me thikë.

Pas arrestimit në Athinë, kanë vijuar procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit drejt vendit tonë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: