Arrestohet në Gjermani “ushtari” i Emiljano Shullazit. Fabio Ballabani, sipas Policisë së Shtetit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
37 vjeçai Ballani, dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj
- Ballabani dyshohet se kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Priftin.
Kristaq Priti ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, Behar Qosen.
Por në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballabani, asakohe i paidentifikuar. Mesazhi i Ballanit ishte i qartë.
I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: "Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”. Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.
Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit.
Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër.
Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.
Po për qëllime ekkstradimi është arrestuar dhe Erland Krasniqi, 25 vjeç, lindur në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.” Krasniqi në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.







