AKTUALITET /

Atentati i Rinasit! Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë

Shkruar nga Versus

Atentati i Rinasit! Kryeministri Edi Rama flet për herë të

Atentati i ndodhur dy ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, përveçse pistës hetimore për konflikte mes bandave kriminale, nuk ka prodhuar asnjë detaj tjetër lidhur me atentatorët që dredhën breshërinë e kallashnikovëve në mes të ditës në një prej zonave më të populluara e të ruajtura në kryeqytet.

Në një intervistë për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Rama tha se në Shqipëri mungojnë kamerat inteligjente, për të cilat po punohet me Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim instalimin e një sistemi monitorimi inteligjent.

“Ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit.

Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji”, tha Rama.

Atentatorët pas vrasjes, kanë udhëtuar në drejtim të Fushë-Krujës me destinacion fshatin Halil, ku automjeti i tyre u gjet i djegur. Gjatë kohës së lëvizjes së autorëve, burime nga grupi hetimor informuan se rruga që ata kanë përshkruar nuk ka pasur energji elektrike dhe për këtë arsye apo për një tjetër, kamerat nuk kanë filmuar.

Mesa duket çedimi i shtetit në këtë rast është i madh, duke menduar për ndërhyrjen e lartë që atentatorët kanë bërë në sistemin e sigurisë. Atentati është kryer në një zonë të rrethuar nga biznese dhe ngjarja është filmuar, por sesi atentatorët kanë humbur gjurmët mbetet e paqartë.

Poll