AKTUALITET /

“Fortifikohet” Kuvendi në prag të protestës, nesër socialistët futen para se të mblidhen protestuesit

Ligjvënësit socialistë do mbërrijnë më herët në Kuvend me qëllim që të mos përballen me protestuesit.

Shkruar nga Versus

“Fortifikohet” Kuvendi në prag të protestës,

Kur na ndajnë pak orë nga seanca plenare që do të mbahet nesër në orën 10:00 ku do të votohet mbi imunitetin e Belinda Ballukut, Kuvendi ka kaluar në masa të përforcuara të sigurisë.

Godina është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se deputetët socialistë do të mbërrijnë më herët në godinën e Kuvendit me qëllim për të shmangur protestuesit e opozitës të cilët pritet të rrethojnë Kuvendin rreth orës 10:00 njëkohësisht me nisjen e seancës.

Policia më herët njoftoi rrugët që do të bllokohen. Pritet që në seancë të ketë përplasje të ashpra lidhur me çështjen e imunitetit të ish-zv kryeministres Balluku. Versus.al

Poll