AKTUALITET /

Kërkohej nga autoritetet italiane, kapet në Portin e Durrësit 42 vjeçari me 5 emra

Shkruar nga Versus

Kërkohej nga autoritetet italiane, kapet në Portin e Durrësit 42

Durrës- Një 42-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane është ndaluar në portin e qytetit në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve, u zbulua se 42 vjeçari përdorte 5 identitete të ndryshme për t'u shpëtuar autoriteteve. Konkretisht, Armando Valchizan përdorte edhe emrat Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Gjykata e Pordenones e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burg për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm. Versus.al

Poll