
Tiranë- Gjykata ka liruar nga qelia 39 vjeçarin Bledar Krasniqi, i cili u arrestua të premten për hedhjen e molotovit drejt policëve në protestën e fundit të mbajtur para bashkisë Tiranë.
Krasniqi u pa teksa i maskuar pas qytetarëve protestues, hidhte molotov drejt godinës së bashkisë dhe drejt efektivëve duke u rrezikuar jetën këtyre të fundit.
Të premten u mbajt protesta e 13-të e opozitës para bashkisë Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me aferën “5D” për të cilën u arrestuan 5 drejtorë të institucionit të cilët përvetësonin tendera publikë nëpërmjet kompanive të tyre private. Gjatë protestës së fundit, pati përplasje mes forcave të policisë dhe deputetëve të PD-së si Gazment Bardhi e Bledion Nallbati. Versus.al








