AKTUALITET /

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, flet babai i 11 vjeçarit: Ka marrë 4 plumba, 1 minutë vonesë do ishte fatale

Aktualisht i mituri dhe kushëriri i tij 17 vjeçar po trajtohen në një spital në Itali.

Shkruar nga Versus

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, flet babai i 11

Babai i 11 vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri në Lundër të Tiranës disa ditë më parë, rrëfeu në “Opinion” momentin kur mësoi çoi djalin e tij dhe nipin në spital.

Bardhi demiraj tha se i mituri ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 plumba të tjerë në dorën e mbajtë dhe se po të ishte vonuar edhe një minutë më shumë, djali i tij mund të mos jetonte.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Aktualisht 11 vjeçari dhe kushëriri i tij Marko Demiraj djali i pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj, po marrin trajtim mjekësor në Itali. Të miturit po ktheheshin nga Pjeza e Shijakut ku kishin festuar ditëlindjen e 11 vjeçarit. Në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje, një motor me dy persona të maskuar ka hapur zjarr ndaj tyre. Makina e drejtuar nga punonjësi i “Pelikani Security”, Arenc Stafa vijoi qarkullimin me shpejtësi të shtuar, por u përplas pak metra më poshtë pasi drejtuesi humbi ndjenjat si pasojë e plagëve. Policia ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, por dyshohet se bëhet fjalë për ngatërrim shënjestre nga ana e autorëve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: