AKTUALITET /

Atentati në Lundër/ U qëlluan me breshëri plumbash pasi festuan ditëlindjen e 11 vjeçarit. Nisen drejt Italisë dy të miturit

Së bashku me vëllanë e tij 17-vjeçar, ai pritet të transportohet me avion sanitar drejt spitalit pediatrik “Bambin Gesù” në Romë, për një trajtim më të specializuar.

Shkruar nga Versus

 

Atentati në Lundër/ U qëlluan me breshëri plumbash pasi

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që u plagos mbrëmjen e kaluar në atentatin mafioz në Tiranë, mbetet kritike. I mituri ndodhet ende në Spitalin e Traumës, ku mjekët kanë ndërhyrë për të stabilizuar parametrat jetësorë. Së bashku me vëllanë e tij 17-vjeçar, ai pritet të transportohet me avion sanitar drejt spitalit pediatrik “Bambin Gesù” në Romë, për një trajtim më të specializuar.

Ngjarja tronditëse ndodhi në zonën e Lundrës, ku katër persona mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave që u lëshua mbi një automjet luksoz. Mes të plagosurve ishin edhe dy të miturit, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me përplasjen kriminale që dyshohet se fshihet pas atentatit.


11-vjeçari, i cili vetëm disa orë më parë kishte festuar ditëlindjen, u bë viktimë e pafajshme e një lufte të errët mes bandave, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ringjallur shqetësimet për sigurinë dhe përshkallëzimin e dhunës kriminale. /Versus.al/

Tags:

vrasje lunder

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: