AKTUALITET /

Atentati në Lundër, Hoxha: 11 vjeçari i pl*gosur, shok klase me djalin e kryeministrit! Rama dha urdhër të zbardhet me çdo kusht

Shkruar nga Versus

Atentati në Lundër, Hoxha: 11 vjeçari i pl*gosur, shok klase me

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje sa i takon atentatit të ndodhur në Lundër mbrëmjen e 17 prillit në Lundër ku u hap zjarr me breshëri ndaj makinës ku udhëtonin 4 persona të cilët mbetën të plagosur.

Mes të plagosurve, ishte edhe 11 vjeçari Dior Demiraj djali i pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Për këtë të fundit, Hoxha u shpreh në A2CNN se është shok klase me djalin e kryeministrit Edi Rama dhe se ky i fundit ka urdhëruar që ngjarja të zbardhet me çdo kusht.

“Pa ndërhyrjen e kryeministrit avionic nga Roma do ishte vështirë të sigurohej. Ka ardhur dhe e ka marrë 11 vjeçarin pas 2 operacioneve. E kam thënë që 11 vjeçari është shok klase me djalin e kryeministrit. Di që ai ka dhënë urdhër që kjo ngjarje të zbulohet me çdo kush, me patjetër për këto që unë thashë edhe për faktin se është goditur pikërisht rruga ku ai lëviz. Por edhe për këtë lidhjen tjetër. Plus që janë fëmijët e një biznesmeni të njohur”- deklaroi Hoxha.

Dyshohet se autorët kanë lëvizur disa ditë me motor në zonë për të studiuar vendin nga ku do të qëllonin me breshëri ndaj mjetit “G Class” ku udhëtonin shoferi Arenc Stafa, dy djemtë Marko dhe Dior Demiraj si dhe shoku i tyre Kian Mullahi 17 vjeç. Një prej pistave të hetimit është edhe mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: