AKTUALITET /

Atentati në Lundër ku mbetën 4 të plagosur, ekzekutorët harruan gjëra personale në vendin ku kryen ekzekutimin

Hetuesit sugjerojnë se autorët kanë qëndruar për një periudhë të shkurtër në këtë lokacion, duke lënë pas disa sende dhe, gjithashtu, duke dëmtuar një gardh metalik.

Shkruar nga Versus
Atentati në Lundër ku mbetën 4 të plagosur, ekzekutorët
Pamje nga atentati në Lundër

Hetuesit janë angazhuar në gjetjen e provave të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër më 17 prill, gjatë të cilit mbetën të plagosur katër persona, përfshirë dy të mitur.

Sipas burimeve për media, në zonën ku dyshohet se autorët kanë pritur makinën para se të realizonin krimin, janë zbuluar disa objekte që mendohet se u përkasin atyre.

Hetuesit sugjerojnë se autorët kanë qëndruar për një periudhë të shkurtër në këtë lokacion, duke lënë pas disa sende persenola dhe gjithashtu, një gardh metalik të dëmtuar.

Në këto sendet e gjetura janë identifikuar gjurmë dhe materiale gjenetike, të cilat janë dërguar në laborator për analiza të thelluara.

Pritet që në vijim të kryhen krahasime gjenetike për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në atentat.

Hetimet vazhdojnë intensivisht në përpjekje për të arritur në një rezultat të shpejtë dhe të sigurt.

Atentati në Lundër ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 17 prill, ku të plagosur mbeten 2 djemtë e pronarit të kompanisë "Pelikani Security", përkatësisht 11 dhe 17 vjeç, shoferi i familjes dhe një shok i djemve.

11-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital dhe është dërguar në Itali për kurim ndërsa policia ka dyshime se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: