AKTUALITET /

Atentati në Rrilë të Lezhës, shpallen në kërkim 4 persona për vrasje me dashje e mbetur në tentativë

Gjithashtu, hetimet intensive kanë zbuluar se katër shtetas të tjerë janë të përfshirë në ngjarje dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Shkruar nga Versus

Atentati në Rrilë të Lezhës, shpallen në kërkim 4

Policia e Lezhës ka dhënë informacion mbi atentatin e ndodhur në qytet, ku i plagosur mbeti 30-vjeçari Sokol Daci.

Sipas njoftimit zyrtar, polici Besart Kovaçi, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, hetimet intensive kanë zbuluar se katër shtetas të tjerë janë të përfshirë në ngjarje dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

 Në njoftim thuhej nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./ Versus.al

Poll