Çfarë do të gjeni në brendësi
Zbardhen emrat e tre autorëve të dyshuar të atentatit në Rrilë të Lezhës! Si nisi konflikti mes Nikulajt dhe autorëve

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme, ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj, ndërkohë që i plagosur mbeti pronari i berberhanes Sokol Daci.
Burime bëjnë me dije se autorët janë: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.
Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin.
Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta.
Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.
Policia njoftoi sot se në lidhje me ngjarjen ka ndaluar efektivin Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi i është përgjigjur me armë autorëve.
Blutë njoftuan se nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Meandro Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.
/Versus.al
Atentati në Rrilë të Lezhës, shpallen në kërkim 4 persona për vrasje me dashje e mbetur në tentativë

Policia e Lezhës ka dhënë informacion mbi atentatin e ndodhur në qytet, ku i plagosur mbeti 30-vjeçari Sokol Daci.
Sipas njoftimit zyrtar, polici Besart Kovaçi, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, hetimet intensive kanë zbuluar se katër shtetas të tjerë janë të përfshirë në ngjarje dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Në njoftim thuhej nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./ Versus.al
Nikulaj dhe efektivi që qëlloi ishin miq, detaje të reja nga atentati në Rrilë të Lezhës
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Rrilë, Lezhë.
Mësohet se 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili ishte shënjestra e sulmit, kishte shkuar në berberhanë në shoqërinë e efektivit të patrullës së përgjithshme, Besart Kovaçi, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme për moskallëzim krimi.
Nga verifikimet e kryera në vendngjarje u zbulua se në armën e policit kishte 15 plumba, ndërsa në pistoletë ishin gjetur 5 plumba, që tregon se Kovaçi ka qëlluar 10 herë.
Hetimet vijojnë edhe për një armë të tretë, për të cilën grupi hetimor ka nisur kontrollin. Sipas informacioneve të deritanishme, Nikulaj dyshohet të ketë mbetur i plagosur, por nuk ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në qendër të fshatit Rrilë, ku autoritetet mbërritën disa minuta pas një breshërie plumbash mbi një dyqan.
Si pasojë e sulmit, një person, 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhej brenda berberhanes, mbeti i plagosur.
Ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e parë dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve
Policia e Lezhës ka ndaluar me urdhër të prokurorisë një efektiv me iniciale B.K., i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas hetimeve, polici ka qenë i pranishëm brenda berberhanes ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, viktima e atentatit. Gjatë sulmit me armë, efektivi ka kundërpërgjigjur ndaj autorëve me armë zjarri.
Forcat e rendit vijojnë kontrollet e shumta në zonën e Lezhës, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Versus.al
EMRI/ I riu i Nikulajve dyshohet si shënjestër e atentatit në Lezhë! Kamerat e kanë filmuar, policia nuk po e gjen

Detajet e siguruara nga atentati i mbrëmshëm me armë zjarri në Rrilë të Lezhës bënë me dije se përveç 30 vjeçarit Sokol Daci, i plagosur dyshohet të ketë mbetur edhe Merando Nikulaj, nipi i të ndjerit Ardian Nikulaj i cili u ekzekutua në prill të 2023-it.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër dyshohet të ketë qenë vetë Merando Nikulaj, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një polic që hapi zjarr në përpjekje për të neutralizuar autorët të cilët arritën të largoheshin.
Deri më tani, Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që policia po kryen kontrolle në disa biznese e banesa për ta gjetur. 21 vjeçari shfaqet në kamerat e sigurisë teksa ecën me vështirësi dhe kjo ka ngritur dyshimet se ai mund të ketë mbetur i plagosur. Versus.al

