AKTUALITET /

Atentati në Vlorë, i vrari ishte arrestuar për atentatin e dështuar në 2023 në Rrëshen

Shkruar nga Versus

Atentati në Vlorë, i vrari ishte arrestuar për atentatin e

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur pranë zonës së Novoselës në Vlorë.

Pas identifikimit të viktimës si, Kristian Marku nga Mamurrasi, është zbuluar edhe e kaluara e tij. Viktima mësohet se mbante dhe mbiemrin Bardhi dhe më herët ka qenë i arrestuar në lidhje me atentatin e ndodhur në shtator 2023 në Rrëshen, ku Saimir Reçi u shpëtoi plumbave.            

Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor i ngjarjes e dates 26 shtator 2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Sajmir Reçit. Ky i fundit shpëtoi pa lëndime.

Marku ishte arrestuar për veprat penale si ‘vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak’.

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin Kristjan Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll