AKTUALITET /

I njohur edhe me pseudonimin “Qoti”, ky është shqiptari që u ekz*kutua nga një atentat mafioz në Kolumbi

Viktima, me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Qoti”.

Shkruar nga Versus
I njohur edhe me pseudonimin “Qoti”, ky është shqiptari
Foto montazh: Artur Tushi dhe vendi ku u ekzekutua

Publikohet fotoja e Artur Tushit, 41-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz në Kolumbi.

Viktima, me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Qoti”.

Paraprakisht dyshohet se vrasja lidhet me larje hesapesh. Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se një i ri, i afruar me motoçikletë, e pyeti shqiptarin për emrin dhe, pasi mori konfirmimin, qëlloi me armë drejt tij.

Në të njëjtën ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Ende nuk është e qartë nëse ajo ishte me viktimën apo thjesht një kalimtare e rastit./Versus.al

I njohur edhe me pseudonimin “Qoti”, ky është shqiptari
Artur Tushi

 

Poll