AKTUALITET /

I pandehur për fshehje pasurie, GJKKO i kthen mbrapsht SPAK-ut dosjen për deputetin Dogjani

GJKKO ia ka kthyer mbrapsht SPAK-ut dosjen ndaj deputetit, për plotësim hetimesh duke i lënë 2 muaj kohë.

Shkruar nga Versus
I pandehur për fshehje pasurie, GJKKO i kthen mbrapsht SPAK-ut dosjen
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetim në SPAK dosjen ndaj deputetit Asllan Dogjani i cili akuzohet për fshehje pasurie.

Dy ditë më parë seanca paraprake ndaj Dogjanit si i pandehur u shty. Ndërsa sot është vendosur që çështja t’i rikthehet SPAK për plotësim hetimesh.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Dogjani ka blerë një apartament në Tiranë në vitin 2006 vlerën 121.980 euro cash, por ndërkohë në ILDKPI në vitin 2010, kur ka nisur punë në këtë institucion, por edhe më vonë kur u bë deputet, ka deklaruar se apartamentin e ka përfituar përmes konsulenacve juridike që ka dhënë si avokat për firmën ndërtuese ‘Protial’.

Dogjani e cilësoi procesin ndaj tij si të iniciuar politikisht, ndërsa tha se shkak u bë një denoncim që kishte dorëzuar mbi një person që po zaptonte lulishten e pallatit ku ai banonte duke mos lënë më hapësira publike për qytetarët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: