AKTUALITET /

I pandehur për tenderat e komisariateve, deputeti i PS Plarent Ndeca akuzohet se favorizoi të njohurin e ish-ministrit

Sipas SPAK, Ndreca ka shkëmbyer mesazhe me Gjon Radovanin dhe ishte në dijeni të veprimtarisë së kompanisë së tij dhe faktit që garonte për tenderat e rikonstruksionit të 4 komisariateve.

Shkruar nga Versus

I pandehur për tenderat e komisariateve, deputeti i PS Plarent Ndeca

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur aktakuzën që rëndon ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, deputetit socialist Plarent Ndreca.

Ky i fundit, 2 muaj më parë u mor i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderat e rikonstruksionit të 4 komisariateve në vend. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ndreca dhe zyrtarë të tjerë akuzohen se kanë favorizuar kompaninë e Gjon Radovanit pavarësisht se nuk i plotësonte kriteret.

Dyshohet se Ndreca i ka kryer këto shkelje duke favorizuar Radovanin për shkak të njohjeve që ky i fundit kishte me ministrin e atëhershëm Sandër Lleshaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Radovani rezulton të jetë me Sandër Lleshajn, me të cilin ka shkëmbyer edhe mesazhe gjatë kohës së prokurimit publik për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Pavarësisht këtyre detajeve, SPAK nuk ka nisur hetime as ndaj Radovanit dhe as ndaj Lleshajt. Versus.al

Poll