AKTUALITET /

“I prenë rrugën me makinë”, zbardhet plagosja në Kamëz: Dy kushërinjtë goditën me sende të forta 38 vjeçarin

Shkruar nga Versus

“I prenë rrugën me makinë”, zbardhet plagosja në

Tiranë- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme në Kamëz në rrugën “OSBE’ ku dy persona dhunuan me sende të forta 38 vjeçarin R.V duke e lënë të plagosur.

Në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Mario Boja 26 vjeç dhe Ersion Boja, 30 vjeç të cilët rreth orës 10:00 i kanë prerë rrugën 38 vjeçarit pas një sherri banal dhe më pas e kanë dhunuar me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime.

I plagosuri mori mjekim dhe tanimë është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 26 vjeçarit që u përfshi në sherr, u gjetën 1 pistoletë me leje dhe një sasi municioni luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët janë shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: