
Durrës- Një tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse në fshatin Orosh ku një 35 vjeçar tentoi të hidhej nga çatia e banesës së tij.
Zjarrfikësit neutralizuan të riun, i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







