
Orges Lena nga qyteti bregdetar i Sarandës është vetëdorëzuar në polici pasi i ka shitur një sasi lënde narkotike, kokainë një të miture. Mediat raportojnë se në fakt 15-vjeçarja e cila ka konsumuar kokainën ka qenë mbesa e një ish kryetari të bashkisë së Sarandës.
Ndalimi i Lenës, është kryer me vullnetin e këtij të fundit, pasi ai së bashku me avokatin mbrojtës mësohet se është dorëzuar në ambientet e komisariatit të Sarandës.
Pas konnsumit të kokainës 15-vjeçarja ka pësuar komplikacione shëndetësore duke u shtruar në spitalin Rajonal të Sarandës. Pasi iu kryen analizat dhe rezultoi se kishte konsumuar drogë, gjatë marjes në pyetje, vajza e mitur ka treguar emrin e personit që i kishte shitur drogën.
Pritet që brenda dy ditë ai të dalë para gjykatës së Sarandës për t’u njohur me masën e sigurisë, që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.
Njoftim i Policisë më 19 maj:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al







