AKTUALITET /

''I tronditur thellë'', Begaj për tragjedinë në Durrës: Të merren masa për siguri më të madhe në qarkullim

Shkruar nga Versus

''I tronditur thellë'', Begaj për tragjedinë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku 2 fëmijë 10 vjeçarë u përplasën për vdekje teksa luanin dhe bashkëmoshatari i tyre ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma. 

Duke u shprehur tronditjen e thellë dhe ngushëllimet për familjarët e të miturve që ndërruan jetë, Begaj bëri thirrje për hetim shterues dhe masa nga institucionet për rritjen e sigurisë në qarkullim. 

''I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë. Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!''- shkruan Begaj. Versus.al

Poll