
Një rrëfim i ri nga një i penduar i drejtësisë ka nxjerrë në dritë një nga episodet më makabre të botës së krimit në Shqipëri: atentatorët që morën pjesë në eliminimin e Endrit Alibejt, jo vetëm që morën pjesë në ceremoninë mortore, por edhe derdhën lot mbi varrin e tij dhe hodhën 50 euro.
“Rreth atyre i ditëve më është përmend emri i Çopjave. Ma ka përmend Sokol Sanxhaktari, që më tha se atentatin ia kanë bërë Talo Çela dhe Dari për Hajdar Çopjen. Ditët e para, kur ende nuk e kisha përcjellë në varreza vëllain, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja i kisha aty poshtë shtëpisë. Të gjitha bisedat e tyre lidhnin ngjarjen me Suel Çelën. Për më tepër, ata kanë qarë në varrimin e vëllait tim,” deklaron i penduari.
Sipas hetimeve, Franc Çopja kishte shkuar për ngushëllim në familjen Alibej, një lëvizje që nga autoritetet dyshohet se kishte për qëllim të humbte gjurmët dhe të zhvendoste dyshimet. Madje, gjatë bisedave me anëtarë të organizatës, Franc Çopja e ka përmendur këtë vizitë me ironi dhe tallje. Versus.al







