AKTUALITET /

Ia mbathi pasi Apeli i GJKKO i shtoi dënimin, ish-kryebashkiaku i Lezhës në arrati bën rekurs në gjykatën e Lartë

Fran Frrokaj ia mbathi nga banesa e tij më 23 dhjetor të vitit të kaluar pasi Apeli i GJKKO i dyfishoi dënimin pavarësisht se përfitoi nga amnistia penale.

Shkruar nga Versus
Ia mbathi pasi Apeli i GJKKO i shtoi dënimin, ish-kryebashkiaku i
Momenti kur ish-kryebashkiaku i Lezhës lirohet nga burgu falë amnistisë, 24 prill 2024

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre, ka bërë rekurs të këtij vendimi në Gjykatën e Lartë.

Frrokaj i cili është në arrati që prej datës 23 dhjetor pasi u lirua falë amnistisë dhe më pas iu kërkua rikthimi në burg, kërkon që vendimi për shtimin e dënimit të tij të pezullohet. Në dhjetor, Apeli i dyfishoi dënimin ish-kryebashkiakut nga 1 vit e 4 muaj në 2 vite e 8 muaj. Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon privatizimit të 6.6 ha tokë gjatë kohës që mbante postin e kryetarit të komunës së Shënkollit. 

Ndërkohë, sipas verifikimeve të SPAK në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: