Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur pasi GJKKO e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për 'shpërdorim detyre.'
Ish-kreu i bashkisë së Lezhës nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli. Sipas verifikimeve të SPAK në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.
Të hënën, 23 dhjetor Apeli i GJKKO prishi vendimin e shkallës së parë duke dyfishuar dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun. Shkalla e parë kishte dhënë 1 vit dhe 4 muaj burgim, kurse SPAK kishte kërkuar dënimin që Apeli i GJKKO-së dha për Frrokajn.
Frrokaj pritej të kthehej në qeli që të vuante dënimin e ri, pasi ishte i formës së prerë.
Muaj më parë (24 Prill 2024), Frrokaj kishte përfituar nga amnistia duke u liruar për dënimin e çështjes së parë, por për tokat në bregdet. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022, pas dënimit të parë të gjykatës./Versus.al







