Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga aksioni i ndërmarrë prej disa javësh në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
“Iku dhe treni, vazhdojmë”, shkruan Rama në përshkrimin e videos, duke lënë të kuptohet se fushata nuk do të ndalet.
Në pamjet e publikuara shfaqen pronarë biznesesh që vetë po çmontojnë strukturat metalike të ngritura mbi trotuare, kryesisht tendat dhe verandat e vendosura pa leje përpara lokaleve dhe bareve.
Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë të ndërmarrë nga autoritetet për të rikthyer hapësirat publike në shërbim të qytetarëve dhe për të luftuar ndërhyrjet e paligjshme në territorin urban. /Versus.al/







