AKTUALITET /

Inkriminimi në dosjen “Toyota Yaris” dhe ndërhyrja për Suel Çelën, kalon për gjykim avokati i pandehur

Shkruar nga Versus
Inkriminimi në dosjen “Toyota Yaris” dhe ndërhyrja
Radovan Çela

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela lidhur procedimin penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”. Mbrojtja bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar, që do të thotë pranimin e gjykimit me aktet e sjella deri më tani nga SPAK, teksa një vendim mbi këtë kërkesë pritet të merret më 12 maj.

Avokati Radovan Çela akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas akuzës, Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Më herët Gjykata kishte vendosi pezullimin e çështjes për të pandehurit Astrit Vladi, Erjona Daupaj dhe Radovan Çela, për një periudhë kohore 1 vit, për shkak se ndodheshin në arrati, por me vetëdorëzimin e avokatit, procesi u çel ndaj tij. Disa ditë më parë, SPAK dha pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka për të njëjtën dosje por që u gjykua veç. Organi hetues kërkoi përfundimisht dënimin me 4.6 vite burg ndaj tij, por që nëse miratohet nga GJKKO pretenca do ti zbresë 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yauris”. Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, një çështje e cila ka përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare.

Sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Në total janë 8 episode ku është evidentuar ndërhyrja në bashkëpunim me njëri tjetrin e anëtarëve të grupit kriminal duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore. Ndërkohë lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë ku po heton persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: