Gjeneral Major Kostaq Karoli ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 79 vjeçare. Karoli është një mes gjeneralëve shumë të njohur që ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare përgjatë viteve 1991-1992.
Gjithashtu ka mbajtur një sërë postesh të tjera të rëndësishme dhe është nderuar me disa tituj e medalje për shërbimin e tij të dalluar.
Gjeneral Karoli ka shërbyer me përkushtim të lartë për dekada në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, ndërsa në vitin 2013, gjeneralmajor Kostaq Karoli është nderuar me “Certifikatën e Mirënjohjes” me motivacionin “Për përkushtimin dhe kontributin e shquar të dhënë gjatë karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të RSH-së”.
I nderuar me gradën shkencore “Doktor” dhe titulli “Profesor”, Kostaq Karoli është gjithashtu autor i dy librave dhe bashkëautor në dhjetëra tekste, metodika e artikuj të ndryshëm. Gjeneral Kostaq Karoli do të kujtohet gjithmonësi një njeri i shquar dhe fisnik që i kushtoi jetën dhe karrierën shërbimit ndaj atdheut. Versus.al








