AKTUALITET /

Ishin duke ngrënë drekë, Bilali dhe Thani rrihen me njëri-tjetrin në burgun e Reçit! Përfundojnë në spital

Shkruar nga Versus
Ishin duke ngrënë drekë, Bilali dhe Thani rrihen me
Astmer Bilali

Shkodër- Në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe ka ndodhur një tjetër sherr fizik mes të dënuarve. Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin duke bërë që më pas të përfundonin në spitalin e burgut në Tiranë.

Mësohet se Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku me disa persona të tjerë. Në ato momente për arsye ende të paditura, lindi një konflikt mes tyre dhe nisën të godisnin njëri tjetrin. Thani u ndihmua edhe nga disa prej shokëve të tij. Të dy personat mes të cilëve nisi konflikti pësuan dëmtime të rënda.

Mikel Thani u arrestua në 2015-ën për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023.

Më herët ish-boksieri Astmer Bilali ishte arrestuar në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.

Ndaj Astmer Bilalit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Versus.al

Poll