AKTUALITET /

Nafta 220 lekë, dështon protesta e thirrur nga qytetarët përballë kryeministrisë

Pavarësisht rritjes së çmimit të karburanteve që sjell pasojë me rritjen e produkteve të tjera, qytetarët nuk kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga shoqëria civile.

Shkruar nga Versus

Nafta 220 lekë, dështon protesta e thirrur nga qytetarët

Ditën e sotme në orën 17:00, pritej që të mbahej një protestë përballë qeverisë në përgjigjie të rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve të ndryshme pas luftës në Lindjen e Mesme.

Mirëpo, protesta e thirrur nga shoqëria civile në rrjetet sociale, dështoi duke mbledhur në shesh vetëm një grup të vogël personash, rreth 10 vetë të cilët u larguan pasi panë se nuk pati reagim qytetar ndaj thirrjes së tyre.



Shkaqet e dështimit të protestës janë për t’u analizuar, që nga emigracioni i lartë i të rinjve e deri tek mungesa e organizimit për shqetësime që ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, çmimet e karburanteve në vend janë rritur në mënyrë të vazhdueshëm. Konkretisht nafta ka arritur në 220 lekë për litër. Versus.al

Poll