AKTUALITET /

Thellohet tragjedia në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar e krimit

Tragjedia në Podujevë merr përmasa të rënda: tre persona humbin jetën pas një ngjarjeje me armë zjarri, përfshirë autoren e dyshuar, ndërsa hetimet e Prokurorisë së Kosovës vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar nga Versus
Thellohet tragjedia në Podujevë, ndërron jetë edhe
Iliaz Brahimi/ Ardita Gashi

Një ngjarje e rëndë që tronditi Podujevën ka marrë përmasa tragjike, pasi numri i viktimave ka shkuar në tre.

Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja Ardita Gashi.

31-vjeçarja pas vrasjes së 45-vjeçar Iliaz Brahimi, ka marrë peng nusen e xhaxhai të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten.

73-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spital. Ndërsa 31-vjeçarja humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Gashi dyshohet ka pasur lidhje me 45-vjeçarin, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë në një reagim në herët Prokuroria e Kosovës, theksoi se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhoja janë sekuestruar nga autoritetet./Versus.al

Poll