Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare.
Sipas raportimeve paraprake, viktima dhe e dyshuara ishin prej kohësh në një lidhje, e cila kohët e fundit kishte pasur probleme dhe ishte drejt ndarjes.
Mediat vendase raportojnë se Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar Ilaz Brahimin (45 vjeç) në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga të shtënat, në vendngjarje mbërriti dhe një familjare e autores së dyshuar, Miradije Gashi, gruaja e xhaxhait të saj, e cila u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më pas në spital, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Pas vrasjes 31-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekimet e nevojshme.
Hetimet nga Policia e Kosovës vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Versus.al

