AKTUALITET /

Ja kush janë babë e bijë mjekë që humben jetën në aksident në Lezhë

Orë ankthi dhe kërkime nga familjarët, makina e përmbysur u zbulua vetëm në mbrëmje, aty ku askush nuk e dallonte

Shkruar nga Versus

Ja kush janë babë e bijë mjekë që humben jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një aksident tragjik i ka marrë jetën babë e bijë, duke lënë pas dhimbje të thellë në familje dhe komunitet.

Viktimat janë Anton Keçi, 53 vjeç, mjek i njohur në zonë, dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 19 vjeçe, studente e Mjekësisë, me një të ardhme të sapo nisur përpara.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites në aksin Lezhë–Kakarriq, por drama e vërtetë u zbulua vetëm shumë orë më vonë. Mungesa e kontaktit me ta ngriti alarmin te familjarët, të cilët, të përfshirë nga ankthi, nisën kërkimet.

Në errësirën e mbrëmjes, shpresat u shuan. Gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë zbuluan automjetin e përmbysur në një kanal anës rrugës – një vend i vështirë për t’u dalluar, thuajse i fshehur nga syri.

Brenda mjetit ndodheshin trupat e pajetë të babait dhe vajzës, duke konfirmuar fundin tragjik të një familjeje të goditur rëndë nga fati.

Vështirësia për lokalizimin e automjetit ka qenë e madhe, pasi kanali ku kishte përfunduar ishte pothuajse i padukshëm, çka vonoi edhe ndërhyrjen.

Sot, familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa lajmi ka prekur thellë opinionin publik. Një jetë e përkushtuar në shërbim të njerëzve dhe një ëndërr e sapolindur në mjekësi u ndërprenë tragjikisht në të njëjtin moment.

 

 

 

 

 

 

 

Poll