AKTUALITET /

“Jam biznesmen dhe qytetar i ndershëm”/ Zbardhet dëshmia e Erogen Vaso, ja çfarë tha për vr*sësin, Ragip Gila!

Sipas burimeve për media, Brajoviç është shprehur se nuk e njeh autori e dyshuar të ngjarjes Ragip Gilën dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt me të duke rrëzuar alibinë e këtij të fundit. 

Shkruar nga Versus
“Jam biznesmen dhe qytetar i ndershëm”/ Zbardhet dëshmia e
Foto montazh: Vendi ku u krye masakra dhe Erogen Vaso Brajoviç

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Sipas burimeve për media, Brajoviç është shprehur se nuk e njeh autori e dyshuar të ngjarjes Ragip Gilën dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt me të duke rrëzuar alibinë e këtij të fundit. 

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”, është shprehur Erogen Vaso Brajoviç për oficerët. 

Ndërsa Ragil Gila në dëshminë e parë dhënë për uniformat blu është shprehur se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso Bajroviç, vëllai i Denis Bajroviçit, me të cilin pretendon se kishte një konflikt personal.

‘Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të’, është shprehur Gila.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim janë shpallur Barush Bregu alias Bajram Bregu, 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Këta të fundit përdornin si bazë armatimesh banesën në pronësi të një gruaje e cila jeton jashtë vendit.

Bregu njihet si personazh me të shkuar kriminale dhe si krahu i djathtë i Ibrahim Licit. Gjatë kontrolleve në banesën që përdorej prej tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. 

Brajovië i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja./Versus.al

 

Poll